Kundër ndërprerjes së energjisë – Rafuna: Ndërprerja e energjisë për bizneset do të jetë skandal

Lulzim Rafuna, Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka folur për çështjen e liberalizimit të tregut për bizneset, duke përfshirë edhe vendimin e Gjykatës Komerciale që i jep të drejtë Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Rafuna tha se shpresojnë që ZRRE-ja të mos nisë implementimin e vendimit, duke kujtuar se më 30 korrik kishte një paralajmërim se nga 1 gushti do të ndërpritej energjia elektrike, por ndërhyrja e Gjykatës Komerciale me masë të përkohshme e ndali këtë veprim.

“Më pas ZRRE-ja u ankua në shkallën e dytë të ankesave në Gjykatën Komerciale, e cila anuloi pikën ku ishte vendosur masa e përkohshme. Duhet ta kemi të qartë se nuk është vendosur ende për çështjen meritore të objektit të ankesës; çështja është vendosur vetëm sa i përket masës së sigurisë, që është e përkohshme, që biznesi nga ai njoftim apo vendim mos të pësojë një dëm derisa të shqyrtohet dhe të vendoset në mënyrë meritore për objektin e ankesës,” tha ai.

Rafuna paralajmëroi se një ndërprerje e mundshme e energjisë për bizneset “do të jetë skandal në vetvete, për shkak se i detyron bizneset me dhunë që të lidhen kontratë”.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika