AME: 57 vatra zjarri në vend, 11 vazhdojnë të jenë aktive

Ilustrim

Si është situata me zjarret në Kosovë?

11 vatra aktive nga 57 vatra zjarri të regjistruara gjithsej.

Në një raport të publikuar mbrëmë nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave  bëhet e ditur se 46 zjarre janë lokalizuar.

“AME/MPB njofton se, sipas të dhënave të pranuara sot, janë regjistruar gjithsej 57 vatra zjarri në vend. Prej tyre, 11 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 46 janë lokalizuar. Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.”

AME ka bërë apel te qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar.

“Agjencia u bën apel të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.”

Mes të tjerash, AME ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e zjarrfikësve, mbështetjen e policies si dhe bashkëpunimin e qytetarëve.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika