Rrëmbehet një vjzë me të meta mendore në Deçan, shpëtohet nga kalimtarët

Një person dyshohet se e ka rrëmbyer me veturë një të mitur me të meta mendore e cila ishte pranë shtëpisë së saj, dy ditë më parë

Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, dëshmitarët kishin ndjekur veturën duke shpëtuar të miturën.

“RRËMBIM- Rr. Arben Hajdaraj –Shaptej, Deçan 15.08.2025-23:30. Pas marrjes se një informate për rrëmbim, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë intervistuar ankuesin dhe dëshmitarin, të cilët kanë njoftuar se një i dyshuar i pa njohur  ka rrëmbyer me veturë të miturën me të meta mendore, e cila ishte në rrugë pranë shtëpisë së saj. Ankuesi se bashku me dëshmitarin i janë vënë pas veturës dhe kanë arritur ta ndalin dhe të marrin viktimën të cilën e kanë dërguar në shtëpi. I dyshuari është arratisur në drejtim të pa njohur..”, thuhet në raport.

I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa vetura e tij është gjetur 3 kilometra larg vendit të ngjarjes.

“Njësitet policore kanë gjetur  dhe sekuestruar veturën e braktisur rreth 3 km nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, e njëjta nuk ka pasur lëndime fizike sipas raportit të mjekut, por vetëm shqetësim. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

Rasti është cilësuar si “rrëmbim”.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika