Dy raste të zhdukjes së të miturve raportohen në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar dy raste të zhdukjes së të miturve.

Në Fushë Kosovë, më 18 gusht 2025 rreth orës 21:00, një qytetar ka raportuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

Ndërkaq, në Prishtinë, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, më 19 gusht 2025 rreth orës 21:20, një grua ka njoftuar policinë se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe deri tani nuk është kthyer.

Policia ka konfirmuar se të dy rastet janë në hetim.

Të fundit nga rubrika