Ambasadori i BE-së në Serbi bën thirrje për shtensionim dhe hetime ndaj përdorimit të forcës së tepruar policore

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, tha të mërkurën pas një takimi me kryeministrin serb, Gjuro Macut, se blloku evropian e dënon dhunën në protesta në qytetet serbe dhe bëri thirrje për qetësim të menjëhershëm të situatës.

“Liria e shprehjes, liria e tubimit paqësor dhe liria e medias duhet të respektohen”, shkroi Von Beckeret në llogarinë e tij X të mërkurën.

Ai theksoi gjithashtu se “veprimi i policisë duhet të mbetet proporcional” dhe se “përdorimi i tepërt i forcës duhet të hetohet, duke përfshirë kërcënimet dhe dhunën ndaj gazetarëve”.

Një valë protestash, që filloi në Serbi në nëntor të vitit 2024, ka hyrë në një fazë të re tani.

Ka pasur përleshje të përditshme midis demonstruesve dhe policisë që nga 12 gushti, kur dhuna shpërtheu në qytetet veriore, Vërbas dhe Baçka Pallanka.

Këto incidente ndezën protesta në dhjetëra qytete në vend, përfshirë kryeqytetin Beograd, ndërsa akuzat për brutalitet policor u përhapën në gjithë vendin.

Ditët e fundit, disa organizata joqeveritare kanë bërë kallëzime penale kundër oficerëve të policisë për dhunë policore kundër protestuesve.

Beckerath shtoi se Bashkimi Evropian po e vëzhgon nga afër gjendjen “edhe në kontekstin e negociatave me Serbinë për anëtarësim në BE”.

“Rruga drejt Bashkimit Evropian ofron zgjidhje për shumë nga sfidat me të cilat përballet Serbia”, shtoi Von Beckeret.

Ai shkroi gjithashtu se pati një takim konstruktiv me Kryeministrin e Serbisë.

Macut më parë përshëndeti “qasjen proaktive të von Beckerat që nga dita e parë e mandatit të tij dhe deklaratat e balancuara mbi gjendjen e tanishme në Serbi, veçanërisht dënimin e të gjitha llojeve të dhunës, përfshirë sulmet ndaj lokaleve të partive politike”.

Gjatë protestave janë dëmtuar zyrat e artisë në pushtet në Serbi, Partia Përparimtare Serbe (SNS).

Që nga nëntori, në Serbi po zhvillohen protesta masive pas shembjes së strehës së betonit në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 njerëz.

Studentët dhe protestuesit kërkojnë përgjegjësi penale e politike, si dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./REL

Të fundit nga rubrika