Arrestohet në Shtime 69-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj gruas dhe vajzës së tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Shtime është arrestuar një 69-vjeçar, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

 

Sipas raportit zyrtar, rasti ka ndodhur më 20 gusht 2025, rreth orës 11:10, kur policia ka marrë informatën se dy viktimat, nënë e bijë, ishin sulmuar nga i dyshuari. Të dyja kanë marrë trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime.

Gjatë kontrollit, policia ka konfiskuar tek i dyshuari një pushkë gjahu dhe 12 fishekë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij janë iniciuar procedura penale për veprat: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika