Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), Hysen Hundozi, ka dhënë lajmin e mirë për stafin e këtij mediumi publik.
Ai ka njoftuar se sot është nënshkruar marrëveshja për huadhënie me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, duke mundësuar kështu ekzekutimin e pagave për punonjësit.
“Tē nderuar kolegē, sapo e nēnshkruam Marrëveshjen pēr huadhēnie me Ministrinē e Financave, Punēs dhe Transfereve. Pagat ekzekutohen nesēr,, mē 22 Gusht 2025.
Ju falemnderit pēr besimin dhe mirēkuptimin tuaj!”, ka shkruar Hundozi.