Njohësi i zhvillimeve politike, Artan Muhaxhiri, ka komentuar qëndrimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
KQZ-ja nuk e certifikon Listën Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit
Ai e ka konsideruar këtë si një veprim që rrezikon të cenojë baraspeshën mbi të cilën është ndërtuar vetë shtetësia e Kosovës.
Në emisionin FIVE në TV Dukagjini, Muhaxhiri ka thënë se Kosova është ndërtuar mbi parimin e të drejtave të njeriut dhe barazisë, duke kujtuar se edhe pakoja e Ahtisaarit dhe vetë shtetësia e vendit janë rezultat i kompromiseve të bëra për garantimin e të drejtave të komuniteteve pakicë.
Prattipati pas takimit me Kurtin: Me rëndësi që partitë serbe të përfshihen në zgjedhje
“Ky subjekt është esencial për idenë për të cilin është bërë edhe intervenimi edhe shtetësia e Kosovës. Edhe intervenimi është bërë për të drejta të njeriut, për barazi. Edhe shtetësia e Kosovës, pakoja e Atihsarit është bërë shtetësia Kosovës i është dhënë edhe për shkak të kompromiseve… tash kjo është situa që është aktualisht, por çdo cenim i kësaj baraspeshe, cenon edhe vetën idenë e shtetësisë së Kosovës”, ka thënë Muhaxhiri.
“E dyta, po shihet që për qëllim politik, nëse kjo bëhet. E pamë dje pas seancës përfaqësuesit e VV-së tentuan ta bëjnë një bllok PDK-LDK-AAK dhe Lista Serbe, pra një lloj demonzimi. Ku është problemi, VV-ja ka bashkëpunuar me Listën Serbe, Goran Rakiq ka qenë ministër në qeverinë Kurti II. Edhe me Kushtetutë të Kosovës nuk mund të themelohet Qeveria e Kosovës së nuk është një ministër i përkatësisë serbe, i cili është votuar nga shumica e deputetëve serb, që i bie nga Lista Serbe. Pra, kushdo që e ka lexuar Kushtetutën, kushdo që ka pak menim politik, e di që kjo është krejt e kotë. Sepse çdo dërgesë në Gjykatë Kushtetuese do ta kthej në pikën zero.
Por, popullzimi për fat të keq është motori nxitës dhe kështu ideja kryesore e qeverisjes së LVV-së. Pra me anë të popullzimit tentohet që të anashkalohen edhe gjëra tjera. Por, bashkësia ndërkombëtare është shumë e ndjeshme ndaj pakicave, sepse është triumfi i tyre në Kosovë, që edhe pas bombardimeve e kanë mundësuar një jetesë mes komuniteteve të ndryshme… nëse eventualisht i shkon mendja zotit Kurti ta bëjë këtë ai do të ballafaqohet me sanksione jashtëzakonisht të ashpra, që si kemi parë, do të izolohet krejtësisht”, ka shtuar Muhaxhiri.
Ky reagim vjen kur përfaqësues të Vetëvendosjes në KQZ kanë kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe, duke e cilësuar atë si “dorë të zgjatur të Beogradit”.
Prattipti pas takimit me Kurtin: Me rëndësi që partitë serbe të përfshihen në zgjedhje
Por, ndërkohë, diplomatët amerikanë kanë bërë thirrje që përfaqësuesit e komunitetit serb të kenë pjesëmarrje të plotë në zgjedhje.