KQZ nuk e certifikon Listën Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në mbledhjen e së enjtes, kjo parti nuk arriti të marrë mbështetjen e nevojshme pasi votimi përfundoi me dy vota pro, dy kundër dhe shtatë abstenime.

Kundërshtimi më i fortë erdhi nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi. sipas tyre, kandidatët e Listës Serbe për kryetarë komunash apo për asamble komunale mbajnë ende pozita në strukturat paralele të Serbisë në Kosovë.

“Ne kemi një parti politike që ka një trashëgimi terroriste. Përveç kësaj, ka elemente të tjera persona që kanë kryer edhe sulme terroriste edhe të ndryshme. Në mesin e këtyre kemi persona, që në të vërtetë në mënyrë subversive punojnë kundër Republikës së Kosovës. Ata mbajnë pozicione paralele të Serbisë edhe njëkohësisht mbajnë pozicione”, ka thënë Kurteshi.

Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, ka thënë se të gjitha institucionet kanë rekomanduar certifikimin e Listës Serbe.

“Është dashur që këto informata me i pranu në mënyrë institucionale. Ne si PDK abstenojmë nga certifikimi, nuk jemi për certifikim, abstenojmë nga votimi përderisa nuk kemi veprime nga institucionet e sigurisë, të cilat na tregojnë rrugën që duhet ndiqet për këtë parti. Nuk duam të bëhemi pjesë e luftës mediale, meqenëse konsiderojmë që rruga duhet të jetë krejtësisht institucionale, dhe veprimet institucionale. Nuk duhet të kontribuojmë duke e gjujt temat të cilat janë të paargumentuara në organin që e kanë vendin, MPB dhe organet e tjera të sigurisë”, ka thënë Elshani.

Teksa anëtari i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti, ka thënë se nëse Lista Serbe është terroriste, duhet të vendosin institucionet.

“Kemi ardh në një situatë ku po shoh dokumente të ndryshme, ku na i kemi në dorë e organet e sigurisë nuk i paskan. Kjo është shqetësuese , sot duhet me u mbledh Këshilli për Siguri Kombëtare, me i marrë këto dokumente edhe me na e zgjedh. Organet e sigurisë duhet me u marrë, me u mbledh e me thanë ky është një organizim terrorist, më i shpallë se nuk e shpallim na. Le ta kryejnë punën e vet, le të na e lehtojnë punën ne. Le ta kryejnë punën e vet ata, le të na tregojnë kjo është lista, dhe normalisht që ne njerëz jemi këtu nuk certifikojmë diçka që s’duhet’”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika