Haxhiu: Moscertifikimi i Listës Serbe, fitore për demokracinë dhe sigurinë

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur vendimin për moscertifikimin e Listës Serbe në zgjedhjet lokale, duke e cilësuar atë si një hap vendimtar për mbrojtjen e demokracisë, integritetit të procesit zgjedhor dhe sigurisë së shtetit.

KQZ-ja nuk e certifikon Listën Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit

Sipas saj, Lista Serbe ka vepruar vazhdimisht kundër parimeve kushtetuese dhe ka minuar rendin demokratik të Republikës së Kosovës.

“Vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale përbën një fitore të rëndësishme për demokracinë, për integritetin e procesit zgjedhor dhe për sigurinë qytetare e shtetërore.

Lista Serbe, në mënyrë të përsëritur, ka vepruar kundër parimeve kushtetuese dhe ka cenuar rendin demokratik të Republikës së Kosovës.
Lista serbe ka dëshmuar që nuk synon përfaqësimin qytetar, por që është dorë e zgjatur e Vuçiqit.
Sulmi terrorist në Banjskë i organizuar nga kryetari faktik i saj, kryekrimineli Milan Radoiçiq, është një nga aktet terroriste ndaj të cilave Republika e Kosovës vepron me vendosshmëri.
Moscertifikimi i saj është vendim i drejtë, legjitim dhe në përputhje të plotë me parimet kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe se është garant që zgjedhjet në Kosovë do të jenë shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve, pa ndërhyrje të jashtme dhe pa presione nga struktura të kriminale.
Institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për të siguruar një proces zgjedhor të drejtë, gjithëpërfshirës dhe demokratik, ku pjesëmarrja politike është e mundur vetëm për subjektet që respektojnë ligjin, Kushtetutën dhe sovranitetin e vendit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika