Vazhdon seanca konstituive e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në orën 11:00, për të vazhduar seancën konstituive, në përpjekje për të zgjedhur kryetarin e ri.

Vazhdimi i kësaj seance vjen pas dështimit për të zgjedhur kryeparlamentarin të mërkurën, ku Lëvizja Vetëvendosje, si partia me më së shumti deputetë, propozoi fillimisht Albulena Haxhiun, e më pas Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit, por asnjëra prej tyre nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave për t’u zgjedhur.

Të mërkurën në emër të LVV-së, Glauk Konjufca propozoi fillimisht Albulena Haxhiun për kryeparlamentare. Në votimin e hapur, 57 deputetë votuan për, 56 kundër dhe 3 abstenuan. Më pas, Konjufca propozoi edhe kandidaten e dytë – Donika Gërvallën. Edhe në këtë rast, rezultati ishte i njëjtë: 56 vota për, 56 kundër dhe 3 abstenime.

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika