Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë disa momente nga pjesëmarrja në Forumin Alpbach në Austri.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se pjesë diskutimi ishte edhe Kosova, si kontribuese për paqen.
“Gjithnjë frymëzues bashkëbisedimi në Forumin Alpbach në Austri me të rinj e të reja të jashtëzakonshme, të cilët do të jenë udhëheqësit e ardhshëm në Evropë.
Diskutuam për rolin e Kosovës si kontribuese aktive për paqe e siguri, për rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik, si dhe për rikthimin e Evropës tek forca jonë më e madhe: mbrojtja e vlerave demokratike. Jo vetëm në fjalë, por në veprim. Me guximin për të qëndruar krah atyre që i mbrojnë këto vlera dhe për t’i hapur dyert Kosovës dhe shteteve të tjera që punojnë me përkushtim për to”, ka shkruar Osmani.