Policia e Malit të Zi zbulon plantacionin më të madh të marijuanës në vend, me mbi 13 mijë fidanë

Policia malazeze ka zbuluar plantacionin më të madh të marijuanës të regjistruar ndonjëherë në vend, me rreth 13,100 fidanë, në zonën e Tërnovos pranë Tivarit.

Plantacioni u zbulua dhe u asgjësua në kuadër të operacionit kompleks të koduar “Trnovo”, ku u arrestuan dy persona të dyshuar, një 40-vjeçar nga Zeta dhe një 65-vjeçar nga Tivari.

Sipas njoftimit për media, plantacioni ishte i pajisur me sisteme moderne ujitjeje, kultivimi dhe sigurie, çka dëshmonte një nivel të lartë organizimi.

Policia theksoi gjithashtu se janë duke u ndërmarrë veprime të tjera hetimore për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë të përfshirë në kultivimin, prodhimin dhe shpërndarjen e mëtejshme të marijuanës raporton RTCG përcjell Dukagjini.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika