Hoti kritikon ashpër menaxhmentin e RTK-së: Po censurohen gazetarët kritikë ndaj pushtetit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas përjashtimit të gjashtë gazetarëve nga moderimi i emisioneve në RTK.

Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë se stafi i RTK-së është lënë edhe pa paga, ndonëse sipas tij kjo situatë mund të zgjidhej lehtësisht pa u dëmtuar buxheti i planifikuar për transmetuesin publik.

“Tash i censurojnë gazetarët që e kritikojnë pushtetin, ndërkaq i favorizojnë ata që i miklojnë ministrat në intervista. Kjo qasje është e papranueshme, është kundër parimeve të funksionimit të mediumit publik të pavarur. Kjo praktikë zbatohet vetëm në mediumet publike të regjimeve jodemokratike”, ka shkruar Hoti.

Ai ka theksuar se zyrtarët e lartë të RTK-së që po marrin këto vendime e dinë se janë duke bërë shkelje ligjore.

“Çfarë zori kanë që lejojnë të instrumentalizohen në këtë mënyrë nga pushteti, do ta marrim vesh me kohë. Por ligjit nuk i shpëtojnë, sado me vonesë. Lista është bërë e gjatë e atyre që do të mbajnë përgjegjësi për këto shkelje”, ka përfunduar Hoti.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika