Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Nura, ka komentuar propozimin Dimal Bashës nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit, duke e cilësuar si një vendim të papritur dhe të pakuptueshëm, madje edhe për vetë VV-në.
Sipas Nurës, propozimi i Dimal Bashës si kandidat për këtë post nuk gëzon mbështetje as brenda radhëve të Vetëvendosjes.
“Për ne ka qenë një befasi, dhe se ne kërkuam që të marrim pauzë dhe të njoftohemi a është vërtetë qëndrimi dhe vullneti i tyre. Në ushtri e kemi një term, më mirë një luan me iu pri 100 magarëve, se 1 magar 100 luanëve”, ka thënë Nua.