Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke shpjeguar arsyet pse nuk e përkrahu kandidaturën e tij.
Në një postim në rrjetet sociale, Musliu ka thënë se nuk mund të votojë për një person që sipas saj, ka ndërtuar karrierën politike mbi urrejtje dhe përçarje, dhe jo mbi vizion dhe unitet.
“I thash JO Dimal Bashes.
Nuk mund të votoj për Kryetar të Kuvendit një person që karrierën politike e ka ndërtuar, jo mbi vizioni e unitetin, por mbi urrejtje dhe përçarje.
Si qytetare dhe si deputete, nuk mund të pranoj që në një nga pozitat më të larta shtetërore të ulet dikush që hapur ka treguar përçmim ndaj Ushtrisë Çlitimtare, ndaj Drenicës, ndaj PDK-së dhe ndaj figurës së Hashim Thaçit .
Vota për një përçarës si Dimal Basha do të quhej tradhëti ndaj besimit të mbi 31 000 votuesve të cilët i kanë besuar fjalës time për më shumë se 16-të vjet.
Ne kemi nevojë për udhëheqës që bashkojnë, jo që përçajnë e përçmojnë.
Ne kemi nevojë për liderë që respektojnë historinë, jo që e shkelin atë për interesa personale apo politike.
Ne kemi nevojë për dinjitet!
Ky nuk është inat – ËSHTË PARIM”, ka shkruar Muslou në Facebook.