Fillimi i javës me diell, nga e mërkura rikthehen reshjet

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të karakterizohet me kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Dy ditët e para parashihen të jenë më stabile, ndërsa nga mesi i javës priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 22 deri në 33 gradë.

        E hënë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat 10 – 15°C, maksimalet 25 – 30°C. Era e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.

E martë

Vazhdojnë ditët me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat 8 – 12°C, maksimalet 27 – 33°C. Era nga veriperëndimi, 1 – 3 m/s.

E mërkurë

Fillimisht me diell, por pasdite priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat 8 – 13°C, maksimalet 22 – 27°C. Era herë pas here e fortë nga veriperëndimi.

E enjte

Diell dhe vranësira të pjesshme, me riga lokale shiu në pjesën e dytë të ditës. Temperaturat 9 – 15°C, maksimalet 23 – 27°C. Era nga verilindja, 1 – 5 m/s.

E premte

Mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, të fokusuara rreth relievit malor. Temperaturat 10 – 13°C, maksimalet 24 – 28°C. Era e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi.

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika