36 vatra zjarri në Kosovë, 4 ende aktive

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se të dielën në Kosovë janë regjistruar gjithsej 36 vatra zjarri.

Sipas njoftimit, 32 prej tyre janë lokalizuar, ndërsa 4 vatra mbesin ende aktive.

“Gjatë ditës së sotme në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 36 vatra zjarri. Nga to, 4 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 32 janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit”, thuhet në komunikatën e AME-së.

Agjencia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese rastet e zjarrvënies së qëllimshme dhe të raportojnë urgjencat në numrat 112, 193 dhe 192.

AME ka falënderuar zjarrfikësit dhe Qendrat Operative 112 për përkushtimin dhe punën e tyre të vazhdueshme.

 

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika