Policia jep detaje për aksidentin në Drenas ku humbi jetën një e mitur

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në Drenas, ku një e mitur ka humbur jetën, ndërsa pesë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Policia e Kosovës njofton se rasti është raportuar rreth orës 17:08, kur një veturë me targa vendore ka dalë nga rruga dhe është vetaksidentuar.

“Një veturë me targa vendore, e drejtuar nga një femër kosovare, dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është vetaksidentuar. Si pasojë, një viktimë femër ka ndërruar jetë, ndërsa pesë persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Viktima e aksidentit është konfirmuar se është e mitur, ndërsa të lënduarit janë tre femra, një mashkull dhe vetë drejtuesja e veturës.

Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Aksident tragjik në Drenas, humb jetën një e mitur

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika