Basha thotë se qe 13 vjet nuk e lexoi njëherë të vetme artikullin kundër UÇK-së

Dimal Basha, VV

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka reaguar sërish pas polemikave për një artikull akademik ku ai figuron si bashkautor dhe në të cilin pretendohej se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte financuar nga trafikantët e drogës.

Në një konferencë për media, Basha ka kërkuar falje duke e cilësuar përfshirjen e tij si “pakujdesi” dhe “pavëmendje”.

“Kërkoj falje për pakujdesinë time. Duhet ta pranoj që kam qenë i pakujdesshëm dhe i pavëmendshëm. Unë kam kërkuar që të tërhiqet kapitulli dhe emri im nga punimi. Unë nuk kam të bëjë asgjë me këtë. Unë kërkoj falje për pavëmendjen time, por askush nuk mund ta vë në dilemë atdhetarizmin tim”.

“Ju e dini që kam bërë deklaratë tanimë ku kam tregu që kjo ka ndodhur në vitin 2021 sa kam qenë student, autorja e ka pranu dhe ka leshu komunikatë që nuk mbaj përgjegjësi përveç kapitullin tre. Fusha ku unë kam studiuar, e mbuloj vetëm këtë fushë. Prej meje, sa për sqarim, më është kërkuar një kapitull, për fushën që ki hulumtime, dhe e kam dorëzuar, me bindjen që ka me u publiku veçantë.

Bindja ka qenë që ‘Globalizimi dhe Ballkani Perëndimor’, dhe kam menduar se do të dalë një kapitull i veçantë. Por jo se do të del bashkëautorësi me dikë tjetër, kurrë nuk kisha pranu me qenë bashkëautor me një punim shkencor ku flitet ashtu për UÇK-në, unë prej vitit 2008 publikoj opinione, dhe kam qenë pjesë aktive e shoqërisë. Asnjëherë në asnjë moment nuk e kam ditur që do të publikohet si bashkëautorësi.

Kurrë në jetë nuk e kam lexu artikullin, hera e parë në jetë këto ditë e kam pa që del edhe emri im në të njëjtin paper. Pajtohem që është dashur me qenë më i kujdesshëm, sikur ta kisha lexu kisha reagu menjëherë. Duhet me mbajt përgjegjësi, kam qenë student”, ka thënë Basha.

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika