Protesta masive e transportuesve boshnjakë: 6 mijë shoferë bllokojnë kufijtë dhe tregtinë

Mijëra shoferë kamionësh në Bosnje kanë ndalur dërgesat e mallrave në të gjithë vendin të hënën, më 1 shtator, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë bllokimin derisa kërkesat e tyre për kushte më fleksibile udhëtimi dhe mbështetje më të madhe brenda Bashkimit Evropian të plotësohen.

Rreth 6.000 shoferë kanë ndërprerë pothuajse krejtësisht transportin e mallrave, duke shkaktuar kolona të gjata dhe pengesa në trafik. Ata kërkojnë përmirësim të kushteve të punës në tregun kryesor të eksportit të Bosnjës – Bashkimin Evropian, i cili sipas të dhënave zyrtare vitin e kaluar përbënte rreth 64% të tregtisë së huaj të vendit. Për më tepër, mbi 90% e mallrave transportohen përmes rrugëve.

“Ne kemi ndaluar zinxhirët tanë të furnizimit përmes Bosnje e Hercegovinës”, tha Velibor Peuliq nga asociacioni kryesor i shoferëve të kamionëve, Konzorcijum logistika BiH. Ai shtoi se vetëm në Sarajevë nuk janë lejuar të arrijnë rreth 4 mijë tonë mallra.

Ky sektor, ku punojnë midis 15 deri në 18 mijë shoferë, ka muaj të tërë që kërkon nga autoritetet bisedime me BE-në për ndryshimin e një rregulli që ata e konsiderojnë diskriminues. Fjala është për kufizimin e qëndrimit në BE në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore – njësoj si për turistët. Ky rregull është në fuqi që nga viti 2008, kur Bosnja nënshkroi marrëveshjen tregtare me BE-në.

Shoferët kërkojnë përjashtim nga ky kufizim ose që llogaritja të bëhet në orë dhe jo në ditë. “Pasi zinxhirët e furnizimit të ndalen, kjo do të shihet në çdo qytet… Shpresojmë që ministritë të fillojnë të bëjnë punën e tyre që nga sot”, theksoi Peuliq.

Sipas klubit automobilistik BIHAMK, rreth 10 pika kufitare janë bllokuar nga kamionët, kryesisht në kufi me Kroacinë. Edhe pse qëllimi i protestës nuk ishte pengimi i qarkullimit rrugor, veprimi ka shkaktuar vonesa të mëdha në disa qytete, përfshirë edhe Sarajevën.

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika