Ukraina arreston të dyshuarin për vrasjen e ish-kryeparlamentarit Andriy Parubiy

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se një person është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit të Parlamentit, Andriy Parubiy.

Parubiy u qëllua për vdekje me armë zjarri më 30 gusht, në rrugën Jefremova të qytetit perëndimor të Lvivit, pranë banesës së tij. Autoritetet e zbatimit të ligjit thanë se 54-vjeçari ndërroi jetë menjëherë nga plagët e marra.

“Ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko, dhe kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, Vasyl Maliuk, më raportuan për arrestimin e një të dyshuari për vrasjen e Andriy Parubiyt”, shkroi Zelensky në platformën X më 31 gusht. Ai theksoi se hetimet janë në zhvillim e sipër dhe ka urdhëruar që çdo informacion i disponueshëm të bëhet publik.

“Faleminderit oficerëve tanë për reagimin e shpejtë dhe të koordinuar. Të gjitha rrethanat e kësaj vrasjeje të tmerrshme duhet të sqarohen”, shtoi presidenti.

Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës ka hapur procedurë për “vrasje me paramendim”, ndërsa fillimisht sulmuesi ishte shpallur në kërkim. Disa nga bashkëpunëtorët e Parubiyt kanë akuzuar Rusinë për vrasjen. Deputeti Mykola Knyazhytskiy deklaroi se kjo ishte “hakmarrje e Rusisë për qëndrimet e tij”, duke nënvizuar se Parubiy u bë objektiv për shkak të mbështetjes së fortë ndaj sovranitetit dhe unitetit të Ukrainës përballë pushtimit rus.

Andriy Parubiy njihet për rolin e tij të rëndësishëm në protestat e Maidanit gjatë viteve 2013–2014, të njohura si Revolucioni i Dinjitetit, i cili solli rrëzimin dhe largimin nga pushteti të presidentit të atëhershëm, Viktor Yanukovych, pas vendimit të tij për ta larguar Ukrainën nga rruga e integrimit evropian dhe për t’u afruar me Rusinë.

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika