Xhaferi: Për LDK-n Kuvendi ende nuk është i konstituar dhe kjo gjendje është jokushtetuese

Deputeti i LDK-së, Krear Xhaferi, ka reaguar ndaj moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur këtë një funksionim jokushtetues dhe të papranueshëm.

“Pas qeverisë, pra kemi edhe një Kuvend i cili nuk është i konstituar, pra nis një funksion jokushtetues. Normalisht për ne është e papranueshme si filozofi politike që e karakterizon Lëvizjen Vetëvendosje, sepse kjo kryeneçësi politike po i mban peng institucionet”, tha Xhaferi në emisionin FIVE në RTV Dukagjini.

Ai akuzoi kryeministrin Albin Kurti se nuk ka interes për shtetin, por vetëm për pushtetin.

“Unë kujtoj që Albin Kurti nuk është i interesuar për shtet, por është i interesuar për pushtet. Pra, kjo filozofi politike e përçarjes, jo e unifikimit, jo e bashkëpunimit, jo e koordinimit do të na sjellë pasoja edhe më të mëdha në vazhdim”, shtoi ai.

Xhaferi theksoi se edhe sipas Gjykatës Supreme, qeveria aktuale do të duhej të ishte në Kuvend dhe jo të vepronte jashtë tij.

“Këtë e kanë thënë edhe Bashkimi Evropian në letrën që e dorëzoi para 2-3 ditësh, ku shprehu shqetësimin e vet”, deklaroi ai.

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika