Bugaqku: Gjykata Kushtetuese ka 60 ditë për t’u përgjigjur kërkesës së Listës Serbe

Vullnet Bugaqku nga KDI ka komentuar në RTV Dukagjini kërkesën e Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se dorëzimi i saj në formë elektronike është në përputhje me ligjin, pavarësisht se është bërë në një ditë jo pune.

“Nuk ka asnjë pengesë që proceduralisht të dorëzohet një kërkesë, qoftë në formë elektronike, qoftë nëpërmjet postës apo edhe në kopje fizike”, ka deklaruar Bugaqku, duke shtuar se “edhe nga Gjykata Kushtetuese sot është konfirmuar një kërkesë e tillë”.

Ai ka shpjeguar se gjykata, bazuar në rregulloren e saj të punës, ka disa hapa proceduralë që duhet të ndjekë gjatë shqyrtimit të kërkesës.

“Gjykata ka afat që brenda 60 ditësh t’i japë përgjigje kërkesës dhe brenda këtij afati kohor mund t’i ftojë palët për komentet e tyre mbi këtë çështje”, ka thënë më tej Bugaqku.

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika