Rritje e manganit – ndalohet uji për pije në disa zona të Prishtinës e Graçanicës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” kanë njoftuar se qytetarët në disa zona të Prishtinës dhe Graçanicës nuk duhet të përdorin ujin e pijshëm, për shkak të rritjes së përqendrimit të manganit në rrjetin shpërndarës që furnizohet nga liqeni akumulues i Badocit.

Zonat e prekura janë: Graçanica dhe fshatrat përreth, Hajvalia, Veterniku, Lagjja 038, Lagjja Qëndresa, Qëndresa Home, Swiss Village, Preoci, Çagllavica, rrugët Behar Begolli, Richard Holbrooke, Shkupi, Holger Petersen, Malush Kosova, Lagjja Qershia, Lagjja NIC, Matiçani (drejtimi nga Pallati i Drejtësisë), fshati ndërkombëtar, rruga Muharrem Fejza, rruga Enver Maloku, Lagjja Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, Standardi, si dhe zona të tjera si Bregu i Diellit (qendra dhe afër Albi Mall), shkolla “Ismail Qemali”, rrugët Mehmet Gradica, Hyzri Talla, Qamil Bala dhe pjesa “te Xhambazët”.

Sipas analizave laboratorike, niveli i manganit në ujin e liqenit Badoc ka kaluar kufijtë teknikë të cilësisë së ujit për konsum, megjithëse nuk ka arritur në nivel të rrezikshëm për shëndetin.

Autoritetet theksojnë se vlimi i ujit nuk e eliminon manganin, pasi bëhet fjalë për ndotje kimike. Uji mund të përdoret vetëm për pastrim, higjienë personale dhe mirëmbajtje të ambientit, por jo për pije.

Qytetarët do të njoftohen më tej deri në zgjidhjen e problemit.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika