Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë e Policisë Kufitare ka zhvilluar sot rreth orës 12:00 një bastisje në një lokal në zonën e Leposaviqit, ku dyshohej se shiteshin artikuj të ndaluar.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, ka konfirmuar për Dukagjinin se gjatë aksionit janë gjetur pije, bluza, elektroshokë dhe materiale me logo e mbishkrime të ndjeshme, të cilat dyshohet se përbëjnë shkelje ligjore.
“Rreth orës 12 jemi njoftu nga Njësia për Ndërhyrje të Shpejt e Policisë Kufitare se në një lokal në zonën e Leposavicit shiten pije, logo, maica, elektroshok etj. Lidhur me rastin Njësiti i Hetimeve Rajonale ka dal në vendin e ngjarjes, aty ka asistu edhe Dogana ndërsa për shkak të mbishkrimeve dhe gjërave të tjera që janë gjetë aty është njoftu edhe Prokuroria Speciale. Deri tani nuk kemi persona të arrestuar dhe bastisja ende është në vazhdim. Pas përfundimit të saj dhe intervistimeve të nevojshme, në bashkëpunim me Prokurorin e rastit do të dijm se si të veprojm tutje”, ka njoftuar Elshani.