Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një vizitë në Kleçkë, ku është pritur nga veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Milazim Shala, vëllai i Heroit të Kombit, Ramiz Shala.
Ahmeti e ka cilësuar mikëpritjen e Shalës si një nder personal dhe një shembull të traditës së ngrohtë shqiptare.
“Faleminderit për mikëpritjen e ngrohtë dhe për bisedën e lirë, z. Milazim Shala nga Kleçka, veteran i përkushtuar i UÇK-së dhe vëlla i Heroit të Kombit, Ramiz Shala.
Mikpritja tradicionale dhe biseda e ngrohtë ishin jo vetëm një nder personal për mua, por edhe një nxitje dhe obligim për të vazhduar punën me përkushtim e përgjegjësi, për të ndërtuar vendin tonë”, ka shkruar Ahmeti.