Elshani flet për grafitet kërcënuese ndaj Kurtit në veri

Grafite kërcënuese ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, janë shfaqur të martën në mbrëmje në veri të vendit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një prej tyre është parë në rrugën “Vasilije Ostrovski” në Mitrovicën e Veriut, i shkruar në gjuhën serbe dhe me shkronja cirilike.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë në emisionin FIVE të Dukagjinit se deri më tani nuk ka informacion mbi autorët e këtyre shkrimeve.

“Nuk kemi informacione se kush. Kemi pas raste, kur ne kemi arrestuar apo ndaluar persona të moshës së mitur, duke shkruar grafite. Kemi ndaluar para disa kohës, në zonë të Leposaviqit. Ku një fëmijë 14 vjeç e kemi ndaluar duke shkruar grafite. Kjo nuk do të thotë shkruhen prej njerëzve serioz, mund të shkruhen edhe nga fëmija. Mirëpo këto kanë qenë të paraqitura në rrjetin Telegram, më datën 20 gusht së paku ka qenë hera e fundit. Por nuk ka diçka për tu shqetësuar. Ne hapim rast se kërcënimi ka qenë ndaj kryeministrit. Por nuk do të thotë që ka vend për shqetësim. Rasti është hapur si kanosje dhe si i tillë trajtohet”, ka thënë Elshani.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika