Dogana ndalon 275 lodra fëmijësh, dyshohet se cenojnë të drejtat e autorit

Dogana e Kosovës ka ndaluar nga qarkullimi 275 lodra për fëmijë, pasi dyshohet se ato cenojnë të drejtat e autorit dhe pronësinë intelektuale.

Në njoftim thuhet se, në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut dhe si pjesë e Task Forcës Kundër Piraterisë, janë zhvilluar 12 inspektime në tregun e brendshëm. Si rezultat, është ndërhyrë në disa pika shitjeje ku u gjetën lodrat e dyshuara.

“Dogana e Kosovës dhe Inspektorati i Tregut mbeten të përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe do të vazhdojnë bashkëpunimin me institucionet ligjzbatuese për të parandaluar dhe luftuar fenomenin e piraterisë dhe falsifikimit në tregun e brendshëm”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika