Ndërron jetë legjenda e modës italiane, Giorgio Armani

Legjenda e modës italiane, Giorgio Armani, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, “i rrethuar nga të dashurit e tij”, tha kompania e tij të enjten.

“Me hidhërim të pafund, Grupi Armani njofton ndarjen nga jeta të krijuesit, themeluesit dhe forcës së tij të palodhur lëvizëse: Giorgio Armani”, tha grupi në një deklaratë.

I lindur më 11 korrik 1934, Armani themeloi në vitin 1975 shtëpinë e modës që mban emrin e tij, duke revolucionarizuar industrinë me stilin minimalist, elegancën e rafinuar dhe kostumet ikonike që u bënë simbol i luksit italian në mbarë botën.

Gjatë më shumë se pesë dekadave në krye të skenës së modës, Armani u shndërrua në një ikonë globale, duke ndërtuar një perandori që përfshin veshje, parfume, aksesorë, linja hoteliere dhe produkte të tjera luksi.

Ai kishte qenë i sëmurë për ca kohë dhe u detyrua të hiqte dorë nga shfaqjet e grupit të tij në Javën e Modës për Burra në Milano në qershor, hera e parë në karrierën e tij që humbi një nga eventet e tij të modës.

I njohur si “Re Giorgio” – Mbreti Giorgio – stilisti njihej për mbikëqyrjen e çdo detaji të koleksionit të tij dhe çdo aspekti të biznesit të tij, nga reklamat deri te rregullimi i flokëve të modeleve ndërsa ato shkonin në pistë.

Një dhomë funerali do të ngrihet të shtunën dhe të dielën në Milano, tha kompania, e më pas do të mbahet një funeral privat në një datë të paspecifikuar./Reuters

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika