“LVV-ja po e zgjatë ngërçin qëllimisht”, Zemaj: Duan të mbajnë pozitat paligjshëm

Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në një linjë direkte në Five në RTV Dukagjini, ka thënë se që nga vendimi i parë, vendimi i atakuar i Gjykatës Kushtetuese ka qenë shumë i qartë për të gjithë, por ka mbetur i paqartë dhe i pazbatueshëm nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga z. Kurti si kryetar i saj.

“Ky ngërç politik tashmë e ka një synim dhe një qëllim, i cili është stërzgjatja e këtij procesi, për dy arsye: një, që të rrinë në pozitat e paligjshme në qeveri, dhe dy, të mos ketë konstituim të Kuvendit dhe rrjedhje të afateve për qeveri, numrat e të cilës nuk i ka Lëvizja Vetëvendosje për të bërë qeverinë e re si parti e parë e dalë nga zgjedhjet e shkurtit,” ka thënë ai.

“Andaj nuk kemi asnjë dyshim – edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe për të gjithë të tjerët është mëse e qartë – se ky ngërç politik e ka një arsye të kësaj bllokade… një arsye e pasinqertë, e pamoralshme, që po e dëmton Kosovën, po i dëmton institucionet e saj, e që rrjedh nga qëllimet e këqija të Lëvizjes Vetëvendosje,” ka thënë Zemaj.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika