Basha pret në takim shefin e Zyrës së BE-së, kërkon largimin e masave ndaj Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se kryetari Dimal Basha ka zhvilluar një takim me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

njoftim thuhet se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, si dhe për rëndësinë e funksionimit të një legjislature efektive në kuadër të realizimit të politikave integruese drejt Bashkimit Evropian.

Kryeparlamentari Basha ka falënderuar përfaqësuesin e BE-së për mbështetjen e vazhdueshme që Unioni i ka dhënë Kosovës ndër vite dhe ka theksuar nevojën për largimin e masave ndaj vendit, si dhe praninë e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai ka vlerësuar se kjo do të ishte një garanci shtesë për avancimin e lirive dhe të drejtave të njeriut për qytetarët e vendit.

Nga ana e tij, Orav e ka uruar Bashën për marrjen e detyrës si kryetar i Kuvendit, duke nënvizuar rëndësinë e funksionalizimit të institucioneve dhe gatishmërinë e BE-së për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Kosovën, në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika