Operacion policor kundër fajdes dhe shpëlarjes së parave, dy persona të arrestuar në Prishtinë

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka realizuar një operacion të gjerë në Prishtinë, që ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për disa vepra penale të rënda.

Sipas komunikatës së përbashkët, personat e arrestuar, të identifikuar me inicialet B.M. dhe Q.M., dyshohen për përfshirje në veprat penale “fajde”, “shpëlarje parash”, “kanosje”, “falsifikim i dokumenteve” dhe “mashtrim”.

“Policia e Kosovës, respektivisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të veprimeve hetimore me urdhër të Prokurorisë Speciale, kanë arrestuar B.M dhe Q.M, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “fajde”, “shpërlarje e parave”, “kanosje” , “falsifikim i dokumenteve”, dhe “mashtrim”.

Hetuesit policorë me autorizim të Prokurorisë Speciale, më 05.09.25 kanë zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në katër (4) lokacione (shtëpi, banesa, biznese dhe objekte përcjellëse) të personave të dyshuar, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale, të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Speciale, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale, mbetet e përkushtuar që në vazhdimësi të trajtojë informacionet dhe dyshimet me profesionalizëm, në mënyrë që të gjithë kryesit e veprave penale të vihen para përgjegjësisë ligjore”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika