Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka bërë të ditur se ka pranuar sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendosjen e masës së përkohshme.
Në një njoftim publik, Basha tha se menjëherë pas pranimit të vendimit ka autorizuar administratën e Kuvendit që dokumenti t’u shpërndahet të gjithë deputetëve.
“NJOFTIM,
Sot kam pranuar Vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendosjen e masës së përkohshme, në rastin nr. KO265/25.
Menjëherë kam autorizuar administratën që të njëjtën t’ua shpërndajë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Faleminderit!”, ka shkrua Basha.