Kosova aktive në ekstradimin e të arrestuarve, 39 raste më 2025

Gjithsej 39 ekstradime nga Kosova dhe vende të tjera janë kryer nga janari deri në qershor të këtij viti. Njohësit e sigurisë vlerësojnë punën e institucioneve në këtë drejtim, dhe thonë se shtetin tonë e pengon shumë mos anëtarësimi në organizata ndërkombëtare

Bashkëpunimi mes institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e sigurisë shpesh ka sjellë rezultate pozitive.

Dy shtetet kanë përmbyllur me sukses një tjetër proces ekstradimi.

Raportohet se nga Shqipëria është ekstraduar një mashkull kosovar i shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare. I njëjti, pas kryerjes së procedurave, është marrë nga Njësia e Mbrojtjes së Afërt për procedura të mëtejshme.” – Policia e Kosovës

Nga ky institucion këtë të enjte treguan për televizionin Dukagjini edhe numrin në total të ekstradimeve.

Brenda gjashtë muajve të parë këtij viti janë realizuar 39 ekstradime, prej tyre 15 ekstradime nga Kosova për në shtete të tjera, ndërsa 24 ekstradime nga shtete të tjera në Kosovë.

Punën e institucioneve të Kosovës në këtë drejtim po e konsideron të mirë njohësi i çështjeve të sigurisë, Refki Morina.

“Kjo shkon përmes Ministrisë së Drejtësisë, në koordinim me gjykatat, edhe bëhet ekstradimi i personave nëse edhe tek ne është parë me Kod Penal si vepër penale. Gjithashtu, ekstradimi ndodh me shtete që kemi marrëveshje bilaterale me ta”, ka thënë Refki Morina, Ish-kolonel.

Ndërkaq, Valdet Hoxha tregon se çka e pengon Kosovën në këtë fushë.

“Natyrshëm, që pengesat janë të mëdha për shkak të mos anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe Europol, pastaj edhe mos anëtarësimi në Këshillin e Evropës, mos pasja me të gjitha vendet marrëveshje bilaterale për ekstradim. Megjithatë, Kosova është mjaft aktive edhe duke lëshuar fletarrestë përmes mekanizmave ndërkombëtarë apo vendeve mike”, ka thënë Valdet Hoxha, Ekspert i sigurisë.

Gjatë vitit 2024, 77 persona janë ekstraduar nga Kosova në shtetet tjera dhe anasjelltas. Ndërsa, janë realizuar tri ekstradime transit përmes territorit të Kosovës, që e çon numrin e përgjithshëm në 80.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika