Pasi dështimit në mandatin e kaluar, Kurti përsëri e premton autostradën e Gjilanit

Autostrada e Gjilanit, projekt që kishte nisur fiks më 15 prill 2018, edhe pas 7 viteve, mbetet e papërfunduar. Në korrik të 2023 kryeministri në detyrë Albin Kurti kishte premtuar se autostrada përfundon po atë vit, por nuk doli ashtu. Tash në shtator të 2025, Kurti prap ka premtuar se nëse i jepet edhe një mandat do ta përfundojë autostradën e Gjilanit

15 prill 2018, në fshatin Zhegoc në hyrje të Gjilanit, nisën zyrtarisht punët për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Kamenicë.

22.8 kilometra rrugë, autostrada e tretë në vend, planet ishin që punët të përfundojnë shpejt.

“Më vjen mirë që rreth 87 milionë euro të pjesës së parë të projektit janë zotuar, dhe kohëzgjatja është 30 muaj”, ka thënë Ramush Haradinaj -Ish-Kryeministër.

Nga dita kur Haradinaj kishte thënë se planet janë që punët të kryhen për 30 muaj, kanë kaluar 214 muaj.

15 muaj pas kësaj deklarate, Haradianaj kishte dhënë dorëheqje.

Më pas në pushtet kishte ardhur LDK e Vetëvendosje së bashku, pastaj shkurt LDK me Avdullah Hotin kryeministër. Që nga ajo kohë në pushtet është Lëvizja Vetëvendosje me Albin Kurtin, kryeministër.

As pas më shumë se një mandati të plotë katër vjeçar e disa muajve në periudha të ndara, Kurti nuk ka arritur t’ia shoh fundin këtij projekti.

Kah gjysma e mandatit të kaluar e kishte dhënë edhe një premtim se kur përfundon projekti.

Autostrada Prishtinë-Gjilan, po bëhet. Ajo hapet këtë vit. Urime! 21 korrik 2023. Ky është një postim në Facebook nga kryeministri Albin Kurti. 2 vite e 2 muaj këtij postimit autostrada e Gjilanit nuk është hapur. Ky është lloti i parë këtëu në Banullë, dhe punimet kanë përfunduar. Megjithatë në llotet tjera, punimet nuk janë as afër fundit.

Më 22 nëntor 2024, për këtë premtim kishte folur ministri që thoshte se “përton” të flasë për autostradën e Gjilanit sepse ka shumë pengesa si projekt.

“Kur Ministria dhe Qeveria e ka dhënë atë kohë premtimin që kjo rrugë ka me u kry më 28 nëntorin e vitit të kaluar, ka qenë një gabim tepër i madh, pas atij premtimi unë kam dal në vend ngjarje e kam parë situatën ku është, sidomos me gërmime…”, ka thënë Liburn Aliu – Ish-Ministër i Infrastrukturës.

Edhe ish-vartësi i tij, tash ministri në detyrë, Hysen Durmishi nuk është treguar i gatshëm të flasë për këtë projekt, përkundër interesimit të TV Dukagjinit.

Këtij premtimi Kurti iu kthye prapë të dielën, kur u nominua nga partia edhe për një mandat si kryeministër.

“Do të përfundojmë ndërtimin e rrugës Prizren–Tetovë, autostradën Prishtinë – Gjilan me vazhdim deri tek Dheu i Bardhë…”, ka thënë Albin Kurti – Kryeministër në detyrë.

Ish-ministri Aliu për dështimet në projekt fajin ua kishte hedhur qeverive të kaluara. Përpos problemeve me shpronësime, sipas tij mungesa e studimit të duhur ka sjellë rrëshqitje të dheut e probleme me ujërat nëntokësore.

Me asnjë pretendim të Aliut nuk po pajtohet paraardhësi, Pal Lekaj, në kohën e të cilit nisi kjo autostradë.

“Me trase, me projekti me të gjitha detajet, është ditur saktë kah shkon traseja, mirëpo si çdo projekt që ka ngecje të punimeve nga kjo ministri nga kjo Qeveri e Kurti dhe mund të them se këta vajtojnë kur dështojnë. Dhe kanë dështuar në këtë projekt sepse projekti ka pasur me përfundu para dy viteve e gjysëm”, ka thënë  Pal Lekaj – Ish-ministër i Infrastrukturës.

Edhe ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kritika të ashpra në adresë të Kurtit.

“Nuk është problem as projekti, as përbërja gjeologjike e tokës nuk është problem, këtu është problem vullneti politik, këtu është problel mos-puna. Dhe këtu është problem manipulimi që i bëhet gjysëm milion banorëve të Anamoravës sepse këtu përfshihet edhe çështje e përfshirjes së shqiptarëve në Luginën e… në Kosovën Lindore më mirë me thënë”, ka thënë Lutfi Haziri – Ish-kryetar i Gjilanit.

Përpos segmentetit Banullë e Lipjanit e Zhegoc i Gjilanit, pjesa tjetër e autostradës vazhdon në drejtim të Kamenicës dhe pikës kufitare tek Dheu i Bardhë, e cila do të jetë e qasshme për më pak se 30 minuta edhe për shqiptarët që jetojnë në Serbi.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika