Elvis Rexhbeçaj ka ndezur atmosferën në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke kaluar Kosovën në epërsi kundër Suedisë.
Mesfushori i Dardanëve realizoi në minutën e 26-të, duke e çuar rezultatin në 1-0 dhe duke ngritur në këmbë mijëra tifozë që po mbështesin fuqishëm Kombëtaren në këtë përballje.
Ky gol i ka dhënë vrull lojës së Kosovës, e cila po përballet me suedezët në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.