MPJD konfirmon arrestimin e një qytetari të Kosovës nga autoritetet serbe, apelon qytetarët: Shmangeni udhëtimet nëpërmjet Serbisë

MPJD ka konfirmuar arrestimin e qytetarit kosovar Hazir Haziri nga autoritetet serbe në Merdare. Ministria ka aktivizuar kanalet diplomatike për të siguruar informacion mbi rastin dhe ka paralajmëruar kërkesë për vizitë zyrtare nëse vendoset masa e paraburgimit. MPJD u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Republikës së Kosovës ka konfirmuar arrestimin e qytetarit kosovar, Hazir (Arif) Haziri, nga autoritetet serbe më 8 shtator, në pikën kufitare në Merdare.

Haziri u ndalua gjatë hyrjes në territorin serb me automjet privat.

Pas marrjes së informacionit, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi është angazhuar menjëherë përmes kanaleve zyrtare dhe diplomatike për të siguruar të dhëna të sakta mbi ndalimin. Një kërkesë zyrtare është dorëzuar tek autoritetet serbe për të konfirmuar arrestimin dhe për të sqaruar arsyet ligjore të këtij veprimi.

Për rastin është njoftuar edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi, si dhe përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të Quint-it.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës konfirmon arrestimin e qytetarit të Republikës së Kosovës, z. Hazir (Arif) Haziri, nga autoritetet e Serbisë, më 8 shtator 2025, në pikën kufitare në Merdarë, gjatë hyrjes së tij në territorin serb me automjet privat.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi është angazhuar përmes kanaleve zyrtare dhe diplomatike për të siguruar informacione të sakta dhe të plota mbi ndalimin e z. Haziri.

Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës ka adresuar një kërkesë zyrtare autoriteteve të Qeverisë së Serbisë për të konfirmuar arrestimin e z. Haziri dhe për të sqaruar arsyet ligjore të ndalimit të tij.

Lidhur me rastin, është njoftuar edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi, si dhe përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të Quint-it.

Nëse ndaj z. Haziri vendoset masa e paraburgimit dhe iniciohet procedurë penale, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi do të bëj kërkesën për vizitë zyrtare në qendrën e ndalimit.

Në këtë fazë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin udhëtimet nëpërmjet territorit të Serbisë, me qëllim të garantimit të sigurisë dhe mirëqenies së tyre.

MPJD gjithashtu nënvizon nevojën urgjente për reagim nga ana e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj praktikave represive të autoriteteve serbe, të cilat bien ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Rritja e rasteve të ndalimeve dhe maltretimeve të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe përbën shkelje të frymës së dialogut dhe të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy palëve.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës zotohet se do të vazhdojë të angazhohet me përkushtim për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës, kudo që ndodhen”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika