Riatdhesimet e shqiptarëve: 7,901 të kthyer në 2024, mbi 95% meshkuj

Shqipëria ka regjistruar një numër të lartë riatdhesimesh të shtetasve të saj nga vendet e Bashkimit Evropian dhe ato fqinje gjatë vitit 2024.

Sipas të dhënave nga Plani Kombëtar i Migracionit, vitin e kaluar në vend janë kthyer 7,901 persona, një rënie prej 4% krahasuar me vitin 2023, kur ishin regjistruar 8,220 të kthyer.

Kjo tendencë në ulje lidhet me ndryshimet në politikat migrimit të vendeve pritëse, forcimin e kontrolleve kufitare, si dhe me reduktimin e flukseve të migracionit nga Shqipëria drejt BE-së dhe zonës Schengen.

Një element i spikatur i riatdhesimeve është gjinia e të kthyerve.

Nga 7,901 shtetas të kthyer në 2024, 7,521 ishin meshkuj dhe vetëm 380 femra, çka përbën rreth 95% të totalit.

Nga ana tjetër, edhe kërkesat për azil nga shtetas shqiptarë kanë shënuar rënie. Sipas të dhënave të EUROSTAT-it, në vitin 2023 janë regjistruar 7,015 aplikime për azil në vendet e BE-së, shumë më pak se në vitin 2022 kur numri i aplikimeve arrinte në 10,745.

Kjo përbën një ulje prej rreth 35%, duke reflektuar një ndryshim gradual në dinamikën migratore të shqiptarëve.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika