Qeveria e re e shqiptare prezantohet nesër në Asamblenë e Partisë Socialiste

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të prezantojë nesër qeverinë e re të mandatit të katërt, si dhe programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste (PS) do të mblidhet në orën 09:30, në hollin e Pallatit të Kongreseve, ndryshe nga raportimet e para që e vendosnin takimin në Xibrakë.

Fjalën hapëse do ta mbajë sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi, ndërsa pjesa kryesore e punimeve do t’i takojë kryeministrit Rama.

Fillimisht, kreu i qeverisë do të paraqesë programin për katër vitet e ardhshme dhe më pas do të bëjë publik kabinetin e ri qeveritar.

Organizatorët po përmbyllin përgatitjet e fundit që gjithçka të jetë gati të enjten, më 11 shtator.

Një ditë më pas, të premten, parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të mblidhet në dy seanca të ndara, ku 140 deputetët do të bëjnë betimin dhe do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika