Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në kujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, duke e cilësuar këtë datë si një ditë që ka tronditur edhe popullin e Kosovës.
Ai ka theksuar se lidhja mes shqiptarëve dhe Amerikës është e fortë dhe e pandashme.
Haradinaj ka kujtuar ndërhyrjen e NATO-s më 24 mars 1999, të udhëhequr nga SHBA, duke e quajtur atë moment vendimtar për jetën dhe ekzistencën e popullit të Kosovës. Ai tha se kjo lidhje është bërë pjesë e historisë dhe identitetit të shqiptarëve.
“Fati i popullit tonë edhe jeta jonë edhe ekzistenca jonë është e lidhur me Amerikën. Më 24 marsin e vitit 1999 kur Amerika i priu NATO-s ndërhyri pra në luftën e Kosovës. Duke filluar fushatën ajrore, bombardimin e caqeve serbe të regjimit të Millosheviqit atëherë dhe ndihmoi ndaljen e luftës. Kjo ndjenë e tillë e një lidhje të jetës të gjakut të popullit tonë të Kosovës, shqiptarëve me Amerikën është e fuqishme. Jemi tronditur me 11 shtator me sulmin terrorist me humbjen e shumë jetëve të pafajshme ndër ta edhe shqiptarë dhe edhe qeveria e Kosovës në të kaluarën ka ngritur një memorial i cili është modest por në kujtim të viktimave të 11 shtatorit. Atëherë ka qenë traditë që ditën e sulmit terrorist ta fillojmë së pari me nderim edhe me kujtim, ashtu siç kemi thënë që i kujtojmë e pastaj të vazhdojmë ditën e punës edhe sot vepruam kështu”, ka deklaruar Haradinaj, raporton EO.
Sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001 ishin një nga ngjarjet më tragjike në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara. Katër aeroplanë pasagjerësh u rrëmbyen nga pjesëtarë të Al-Kaidës, dy u përplasën në Kullat Binjake në New York, një në Pentagon dhe një tjetër në një fushë në Pensilvani, ku pasagjerët tentuan të ndalonin rrëmbyesit.
Homazhet u zhvilluan pranë pllakës përkujtimore në oborrin e Qeverisë/oborrin e Kuvendit.
Rreth 3.000 persona humbën jetën dhe mijëra të tjerë u plagosën. Që nga ajo ditë, SHBA-ja dhe bota kanë zhvilluar përkujtime vjetore për viktimat dhe heroizmin e atyre që ndërhynë gjatë sulmeve.
Homazhet u zhvilluan pranë pllakës përkujtimore në oborrin e Qeverisë/oborrin e Kuvendit.

