Osmani: Nuk kam asgjë për të fshehur për shkollimin e vajzave, mbrojtja bëhet sipas protokolleve të sigurisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se nuk ka asgjë për të fshehur lidhur me shkollimin e vajzave të saj.

Para mediave ajo sqaroi se vajzat e saj shkollohen në Kosovë dhe janë të mbrojtura sipas protokolleve të sigurisë.

“Vajzat e mia shkollohen në Kosovë, për pesë vite ishin në ‘Ismail Qemali’. Shumë prej jush e dini se keni shkuar e i keni incizuar. Ku njerëzit edhe nga Serbia kanë mundur me i pa. Prania e policisë ka mbrojtur edhe shumë e shumë fëmijë të tjerë. Prani që e kanë me protokolle të sigurisë,” tha Osmani.

Ajo mohoi pretendimet se mbrojtja e saj e afërt ka arrestuar kameramanin Jetmir Muji, duke theksuar se vetë kishte kërkuar që gazetarët të mos preken me dorë.

“Gënjeshtër tjetër është se kinse mbrojtja ime e afërt e ka arrestuar një gazetar. Unë vetë kam kërkuar nga mbrojtja ime e afërt që të mos i prekin me dorë. Ata nuk arrestojnë gazetarë, kanë qenë në kryerjen e detyrës zyrtare,” u shpreh ajo.

Osmani shtoi se incizimi i paautorizuar i fëmijëve nën 18 vjeç pa lejen e prindërve është vepër penale dhe se ky rregull respektohet edhe nga Kodi i Mediave të Shkruara.

Presidentja kujtoi se për herë të parë një president i Kosovës është kërcënuar me jetë dhe se kjo ka shtuar masat e sigurisë.

“Është hera e parë që një president i vendit kërcënohet me jetë. Është bërë thirrje publike që të vritem sipas flamurit, dhe kjo është raportuar në televizione. Vajzat e mia mezi e presin ditën që të dalin pa përcjellje. Këto janë protokolle të sigurisë,” tha Osmani.

Ajo theksoi se çdo akuzë për mbrojtje të privilegjuar apo të padrejtë është e pabazuar dhe i cilësoi “gënjeshtra” pretendimet për trajtim të veçantë të vajzave në shkollë.

“Nuk kam asnjë informacion nga kush dhe si është arrestuar, dhe nuk kam pasur asnjë kërkesë. Nuk kam asgjë për të fshehur. Nëse ky paska qenë interes publik, pse nuk më keni pyetur mua? Askush s’ka dërguar pyetje,” deklaroi Osmani.

Në fund, Osmani ka bërë thirrje që ajo të sulmohet ditë e natë, por ka kërkuar që të mos përdoren vajzat e saj për luftë politikë.

Ajo u shpreh se ka dërguar vajzat në shkollë private për shkak se ajo publike, “Ismail Qemali”, ku deri tash ndiqnin mësimet nuk plotësonte kushtet e sigurisë, që sipas Osmanit, janë kërkuar nga organet kompetente.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika