Lideri i Agimit të Artë lë qelinë e burgut. Sipas informacioneve të mediave, Nikos Michaloliakos është liruar pas vendimit të marrë nga Gjykata e Lamias.
“Protothema” raporton se Michaloliakos i është vendosur masa e arrestit shtëpiak dhe kushte kufizuese, i njohur si dënimi me kusht.
Kreu i dënuar i organizatës kriminale Agimi i Artë përmendi arsye shëndetësore në kërkesën e tij, të cilat u pranuan nga gjykata pas shqyrtimit.
Nikos Michaloliakos ishte rikthyer në burg më shumë se një vit më parë, pasi vendimi i parë për lirimin e tij u rrëzua.