Çka pëson Kosova nga pezullimi i dialogut strategjik me SHBA-në?

Vendimi i fundit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e Dialogut Strategjik të planifikuar me Kosovën vlerësohet si shuplaka më e rëndë që ka mundur t’i jepet vendit, e që sipas njohëse të fushës do t’iu jap hapësirë kundërshtarëve të Kosovës, të veprojnë. Për analistët ky vendim ishte i pritshëm

Humbjet që Kosova mund t’i pësojë pas vendimit të SHBA-së për pezullim të Dialogut Strategjik të planifikuar, vlerësohet se prekin disa aspekte.

Pasoja e parë, sipas ligjëruesit në universitetin “AGDER” në Norvegji, Abit Hoxha, ndikon marrëdhëniet tradicionale me aleatin strategjik.

“Humbja më e madhe e institucioneve të Kosovës është prishja e asaj simbolikës së marrëdhënieve me SHBA-në që i jep mundësi shumë të madhe Serbisë dhe vendeve që nuk e njohin Kosovën ose kanë aktivizëm diplomatik kundër Kosovës, të marrin masa. Çështja e dytë që Kosova humb është ai përfitimi ekonomik ku dialogu strategjik është i fokusum”, ka thënë Abit Hoxha, Ligjërues në Norvegji.

Sipas Hoxhës, një vendim i tillë ishte i pritshëm.

“Ka pesë-gjashtë vitet e fundit të cilat Kosova nuk ka mundur të përmirësojë diçka në raport me SHBA-në dhe BE-në e pikërisht fajtor për këtë është qasja e gabueshme, mungesa e rolit total të MPJD-së, politikave të jashtme dhe njëfarë arrogance e pushtetit të Kosovës që ka menduar se BE-ja dhe SHBA ka borxh të merret me Kosovën”, ka thënë Abit Hoxha, Ligjërues në Norvegji.

Për ish-diplomatë, mesazhi që u përcoll ishte i qartë.

“Ai afati i papërcaktuar në gjuhën diplomatike është një mesazh tjetër, ndryshoni diçka ashtu që ne të vazhdojmë më tutje dhe po e them haptazi, sipas mendimit tim, është mesazhi: Ndryshojeni strukturën politike dhe ne vazhdojmë, aty ku e kemi lënë”, ka thënë Blerim Canaj, ish-diplomat.

Dialogu strategjik është proces që Departamenti i Shtetit i SHBA-së e zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

Ndonëse Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk u deklarua vet, Qeveria tha përmes një deklarate se i pranojnë edhe kritikat dhe se kur ato janë konkrete, përpiqen të përmirësojnë dhe korrigjojmë hapat dhe veprimet e tyre.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Të fundit nga rubrika