Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, njëherësh kandidat i LDK-së për të parin e kësaj komune, ka njoftuar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë hapjen e fushatës zgjedhore.
“Sonte, LDK bëri hapjen e fushatës zgjedhore, ku u prezantuan kandidatët për kryetarë”.
“Një atmosferë plot energji dhe shpresë për të ardhmen! Në Lipjan, vazhdojmë me punë dhe me përkushtim!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.