Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka reaguar sërish pas hapjes së fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e tetorit.
Përmes një postimi në Facebook, Ferati ka thënë se energjia dhe vullneti i ekipit të LDK-së e bëjnë çdo hap më të lehtë dhe çdo sfidë më kuptimplotë.
“Me një mbështetje kaq të madhe, fitorja nuk është thjesht synim, është e pashmangshme. Faleminderit të gjithëve për këtë forcë e besim të jashtëzakonshëm! Rrugëtimi ynë vazhdon!”, ka shkruar Ferati në Facebook.