Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Pierre-Richard Prosper, ka deklaruar para nisjes së seancës në Gjykatën Speciale në Hagë se procesi gjyqësor do të shërbejë për të rikthyer realitetin dhe për të nxjerrë në pah të vërtetën për ngjarjet e vitit 1999 në Kosovë.
“Presidenti falënderon të gjithë për mbështetjen e këtij procesi. Jemi të emocionuar për sot. Do të na japë një shans për t’u kthyer në realitet.
Do të jetë një shans për të rishqyrtuar të vërtetën rreth asaj që ndodhi në të vërtetë në Kosovë në vitin 1999. Pra, ky do të jetë fillimi i një procesi ku do të shihni të dalin prova që do të tregojnë se Presidenti nuk është përgjegjës për akuzat që ai thotë.
Por shpresoj se mund të jeni këtu gjatë gjithë procesit dhe të raportoni me saktësi se çfarë ndodh sot. Mendoj se të gjithë këtu, të gjithë të përfshirët, të gjithë ata që do të shihni duke dëshmuar duan të vijnë dhe duan të jenë në gjendje të ndajnë të vërtetën…”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e dëshmive që do të paraqiten në këtë fazë të gjykimit, duke shtuar se shumë prej dëshmitarëve janë të gatshëm të ndajnë të vërtetën e tyre.
Ndërkohë, sot pritet të dëshmojë James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë shërbeu si ndihmëssekretar amerikan i Shtetit. Rubin është thirrur nga mbrojtja dhe konsiderohet një prej dëshmitarëve kyç në këtë proces.