Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka bërë të ditur se për katër vjet janë ndarë 494 bursa për studentët e rinj të komunës.
Përmes një postimi në Facebook, ai theksoi se këto bursa janë “494 arsye për të besuar në të ardhmen”, duke i cilësuar si mbështetje për ëndrrat e të rinjve që “marrin krahë drejt së ardhmes”.
“Rrugëtimi ynë vazhdon”, ka shtuar Ferati, duke nënvizuar se komuna do të vazhdojë të investojë në arsim.