Osmani priti ministren e Jashtme të Finlandës: Diskutuam për zhvillimet e fundit në vend

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, e cila aktualisht kryeson OSBE-në.

Në këtë takim, Osmani e falënderoi Valtonen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës, duke vlerësuar kontributin e saj në çdo etapë të zhvillimeve të vendit dhe për aspiratat euroatlantike të Kosovës.

Gjatë bisedimeve, u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, roli historik dhe aktual i OSBE-së në Kosovë, si dhe prioritetet që organizata ka për periudhën e ardhshme.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare për avancimin e stabilitetit dhe integrimit të vendit në strukturat euroatlantike.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika