Rubin: Organet e OKB-së shpesh nuk e përshkruanin mirë situatën në Kosovë

Ish-diplomati amerikan James Rubin, gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, u pyet nga Zyra e Prokurorisë së Spezializuar për një raport të OKB-së të vitit 1998, i cili akuzonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për rrëmbimin e civilëve serbë, shqiptarë dhe romë, si dhe të oficerëve të policisë serbe.

Rubin deklaroi se ka qenë skeptik ndaj këtij raporti, duke thënë se organet e OKB-së shpesh nuk e përshkruanin saktë situatën në terren.

Ai komentoi gjithashtu një incident në Prizren dhe theksoi se administrata amerikane shpesh bënte thirrje për tolerancë, pavarësisht vuajtjeve të shqiptarëve të Kosovës.

“Kam lexuar një raport të OKB-së për Kosovën, por kam qenë shumë skeptik për atë raport, sepse organet e OKB-së nuk e kanë përshkruar shumë mirë situatën shumë shpesh”, tha Rubin.

Ai shtoi se raportet e Kryqit të Kuq i konsideronte më të besueshme.

Prokurori e pyeti për disa artikuj specifikë të publikuar në media për vrasje dhe arrestime, por Rubin tha se nuk i kujton raste të veçanta pas më shumë se 20 vjetësh.

Rubin: Qëndrimi ndaj UÇK-së ndryshoi pas Marrëveshjes së Rambujesë

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika